Në tre mujorin e parë të këtij viti janë shitur 44 milionë televizorë, bëjnë të ditur prodhuesit.
Kjo paraqet një rënie prej 21 për qind, përkatësisht rënie prej 8,4% në nivel vjetor.
Kompania analitike WitsView sugjeron se periudha kyçe gjatë Vitit të Ri kinez ishte nën pritjet. Ajo sugjeron se gjatë tre mujorit të dytë shitja globale e televizorëve LCD do të ketë rritje prej 8%, derisa prognozon se në vitin 2017 do të ketë shitje prej 219 milionë televizorë LCD.
Kur janë në pyetje prodhuesit, në top 5 listë gjenden Samsung (10,1 milionë dërgesa të pajisje TV), LG (6,4 milionë), TCL (2,8 milionë), Hisense (2,5 milionë) dhe Sony (2,1 milionë).
Artikuj të ngjashëm
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve