Tech

Shitja e kompjuterëve pëson rënie

Shitjet globale të kompjuterëve personalë në tre mujorin e parë të vitit 2022 kanë pësuar rënie, ndërsa efekti i pandemisë ka filluar të reduktohet, sipas të dhënave të Gartner dhe International Data Corporation (IDC).

Ndërsa IDC-ja raportoi 80.5 milionë kompjuterë të shitur, Gartner flet për një shifër më të ulët prej 77.5 milionë ose 7.7% rënie krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Gartner thotë se rënia e shitjeve të Chromebook pati ndikim negativ në treg dhe nëse nuk llogarisim këto kompjuterë, tregu në tërësi do të ishte rritur me 3.3% krahasuar me vitin e kaluar.

IDC-ja nuk përfshiu asnjë shifër në lidhje me Chromebook, por theksoi një ngadalësim të shitjeve tek institucionet arsimore të cilët shfrytëzojnë 40 milionë Chromebook.

Lenovo është brendi më popullor ndjekur nga HP, Dell dhe Apple.

Tregu i kompjuterëve shënoi rritje me 11% më 2020. Problemet me zinxhirët e furnizimit shkaktoi një rënie me tremujorin e tretë të vitit 2021.

Të dy firmat analitike pranojnë se në tërësi ky treg po fillon të rikthehet në nivelet e mëparshme pas rritjes së papritur nxitur nga pandemia dy vitet e fundit.