Shitjet e veturave kryesore të kompanisë Mercedes-Benz kanë shënuar rënie në vitin 2024, raportoi Reuters të dielën.
Siç bëhet e ditur nga prodhuesi gjerman i veturave luksoze, 2024-ta është cilësuar si vit i vështirë për industrinë e automobilave për shkak të rënies së kërkesës në një ekonomi të dobët, veçanërisht në Kinë.
Megjithatë në tremujorin tetor-dhjetor, Mercedesi kishte shënuar rritje në njësinë kryesore të veturave.
Ndërsa shitjet e makinave në tremujorin e katërt u rritën me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Prodhuesi i makinave duhet të raportojë rezultatet financiare të vitit 2024 më 20 shkurt.
Artikuj të ngjashëm
-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit
-
Bentley me të ardhurat më të ulëta vjetore që nga viti 2020
-
Mercedes-Benzi planifikon reduktimin e numrit të punonjësve për të rritur pagat më të ulëta
-
Mercedes-Benzi planifikon uljen e kostos së fuqisë punëtore në Kinë
-
Edhe gjermanët në krizë, po blejnë vetura të përdorura