Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple, humbësja më e madhe në tregun e kompjuterëve

Kompania analitike IDC ka publikuar rezultatet e fundit të shitjeve të kompjuterëve (PC), të cilat i referohen tremujorit të parë të vitit 2023.

Raporti i IDC tregon një rënie të kërkesës. Dërgesa e pajisjeve PC gjatë tre muajve të parë të këtij viti shënoi rënie prej 29% krahasuar me një vit më parë.

Kjo gjendje e tregut ka ndikuar negativisht te të gjithë prodhuesit e kompjuterëve, veçanërisht tek Apple. Kërkesa e reduktuar, inventari i tepërt dhe një mjedis i dobët makroekonomik thuhet se kanë luajtur një rol të madh në rezultatet e dobëta të shitjeve.

Dërgesat globale të kompjuterëve arritën në 56.9 milionë, që përfaqëson rënie prej 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Edhe pse të gjithë prodhuesit përjetuan një rënie në shitje gjatë tremujorit të parë, Apple është ndoshta humbësja më e madhe. Kompania regjistroi rënie në shitjet e kompjuterëve prej 40.5% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, kjo nuk është befasi, pasi Apple është fokusuar në iPhone dhe shërbime të tjera. Një përmirësim i madh në linjën e kompjuterëve Mac ende nuk pritet nga kompania.

Edhe Apple me rënien më të madhe të shitjeve në një vit Tech Apple me rënien më të madhe të shitjeve në një vit

Kur bëhet fjalë për të gjithë tregun e PC-ve, lista e 5 prodhuesve më të mirë të PC-ve për sa i përket pjesës së tregut duket kështu: Lenovo është në krye me një pjesë tregu prej 23.9%, e ndjekur nga HP (21.5%), Dell (16.0 % ), Apple (7.5%) dhe Acer (6.4%).

IDC thekson se deri në fund të vitit pritet një rritje e re në shitjet e kompjuterëve, për shkak të përmirësimeve ekonomike globale dhe përdoruesve që mendojnë të përmirësojnë në Windows 11.