Dikur një lider në tregun e ekraneve LCD, Samsungu ka vendosur të largohet prej këtij biznesi për disa arsye.
Gjiganti korean është njohur si një prej prodhuesve kryesor të ekraneve në industri, ekrane të cilat përdoreshin nga TV, smartfonët, tabletët etj. Pavarësisht suksesit, kompania do të largohet nga ky biznes për shkak të çmimeve në rënie dhe rritjes së konkurrencës nga kompanitë kineze dhe tajvaneze, shkruan The Korean Times.
Lëvizja pritej prej kohësh ndërsa divizioni kishte kërkuar mbylljen që në fund të 2020-s. Ishte kërkesa në rritje pas pandemisë që bëri Samsung ta mbante biznesin aktiv. Me kërkesën që po stabilizohet tashmë, kompania nuk mund të justifikojë më vazhdimin e operacioneve sidomos kohët e fundit ku çmimet janë 58% më lirë krahasuar me qershorin 2021.
Tani e tutje, Samsungu do të përqendrohet tek ekranet OLED dhe Quantum Dot. Punonjësit e divizionit LCD do të kalojnë te biznesi QD.
-
Samsungu realizon fitimin më të ulët në 14 vjetët e fundit
-
Samsungu ndal prodhimin e çipave
-
Pas rënies së fitimeve për 96%, “Samsung” do të ulë prodhimin e çipeve
-
Pas gati tre vjetësh, Samsungu pritet të shënojë rënie të madhe të të ardhurave
-
Revolucion në teknologji, Samsungu prezanton kompjuterin me një ekran palosës