“Samsung Electronics” do të ulë prodhimin e çipit të memories pas vlerësimit se për tre muaj ka pasur rënie për 96% në fitimin e tyre.
Prodhuesi më i madh në botë i çipeve ka bërë të ditur se shitjet kanë rënë ndjeshëm për shkak të ngadalësimit të zhvillimit të ekonomisë globale dhe kërkesës më të vogël pas pandemisë.
“Samsung” ka bërë të ditur se shifrat fillestare treguan se fitimet operative ranë për 600 miliardë dollarë në periudhën janar-mars, nga 14 trilionë që fituan vitin e kaluar.
"Ne po ulim prodhimin e çipave të memories nga një nivel kuptimplotë, veçanërisht atë të produkteve me furnizim të siguruar", bëri të ditur gjigandi koreano-jugor i teknologjisë.
Kërkesa për çipa ishte rritur gjatë bllokimit të shkaktuar nga pandemia, në kohën kur konsumatorët kishin blenë pajisje të reja elektronike për t’i përdorur në shtëpi.
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Vlera e Samsungut kalon 1 trilion dollarë
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave