Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsungu ndal prodhimin e çipave

Samsung, prodhuesi më i madh në botë i televizorëve, tabletave dhe telefonave inteligjentë, i kishte rezistuar masës për të ulur prodhimin e çipave në krahasim me konkurrentët e saj.

Samsung Electronics do të ulë prodhimin e çipave të memories pas rënies prej 96% në fitimin e saj tremujor. Gjigandi i prodhimit të çipave ka njoftuar se shitjet kishin rënë ndjeshëm për shkak të ekonomisë së ngadaltë globale dhe kërkesave të pakta pas Covid-19.

Samsung ka deklaruar se shifrat paraprake treguan se fitimet operative ranë me 600 miliardë dollarë në janar-mars, nga 14 trilionë fitime vitin e kaluar. Aksionet e firmës u rritën me më shumë se 4% pavarësisht vendimit për të ngadalësuar prodhimin e çipave.

“Ne po ulim prodhimin e çipave të memories me një nivel domethënës, veçanërisht atë të produkteve me furnizim të siguruar”, ka njoftuar gjigandi jug-korean i teknologjisë.

Kërkesa për çipa u rrit gjatë bllokimeve të shkaktuara nga Covid pasi konsumatorët blenë pajisje të reja elektronike për t'i përdorur në shtëpi.

Industria tani po rimëkëmbet nga mungesa e çipeve gjatë dy vjetëve të fundit, por shumë prodhues gjysmëpërçues po përpiqen të gjejnë një ekuilibër midis inventarëve të tyre dhe kërkesës aktuale.

Edhe Samsungu realizon fitimin më të ulët në 14 vjetët e fundit Tech Samsungu realizon fitimin më të ulët në 14 vjetët e fundit

“Kur ekonomia e përgjithshme u ngadalësua, papritmas kërkesa për këto produkte përfundimtare u ngadalësua. Kështu, prodhuesit e këtyre produkteve përfundimtare ndaluan porosinë e çipave dhe u fokusuan në shitjen përmes inventarit që kishin tashmë”, tha analisti Peter Hanbury nga konsulenca e menaxhimit Bain & Company.

"Kjo çoi në një efekt të fortë të humbjeve për prodhuesit e gjysmëpërçuesve më tej në zinxhirin e furnizimit, ku kërkesa shumë e lartë gjatë mungesës së çipit papritmas u tha”, ka shtuar ai.

Samsung, prodhuesi më i madh në botë i televizorëve, tabletave dhe telefonave inteligjentë, i kishte rezistuar masës për të ulur prodhimin e çipave në krahasim me konkurrentët e saj.

Analistët thonë se njoftimi i kompanisë për një ulje të prodhimit është diçka e pazakontë. Muajin e kaluar, ajo njoftoi planet për të investuar 300 trilionë në 20 vjet për të zhvilluar një qendër gjysmëpërçuese mega në Korenë e Jugut.

“Samsung përballet me një goditje të dyfishtë të DRAM dhe NAND [çipave të memories], duke humbur para dhe kanë nevojë për të përditësuar teknologjinë e procesit që përdorin [fabrikat] e tyre për shkak të ngecjes prapa gjatë dy vjetëve të fundit”, ka thënë Dylan Patel, analist kryesor në SemiAnalysis.

Investitorët shpresojnë se njoftimi i Samsung është shenjë e rimëkëmbjes së tregut në industrinë e gjysmëpërçuesve.

Edhe Pas rënies së fitimeve për 96%, “Samsung” do të ulë prodhimin e çipeve Tech Pas rënies së fitimeve për 96%, “Samsung” do të ulë prodhimin e çipeve

“Ne presim që kjo fazë 'tretjeje' e inventarit të përfundojë kursin e saj gjatë 3-6 muajve të ardhshëm. Në atë pikë, tregjet përfundimtare do të kenë punuar me inventarin e tyre dhe do të kthehen në një model blerjeje më normale”, ka thënë Peter Hanbury.

Kompania është planifikuar t’i publikojë fitimet e detajuara më vonë këtë muaj.