Shefi i rrjetit social, Instagram, ka mohuar pretendimet se aplikacioni i dëgjon bisedat e njerëzve në mënyrë që të dijë çfarë reklama t’u nxjerrë në pajisje.
Rrjetet sociale, Instagram e Facebook, në vazhdimësi është menduar se i dëgjojnë njerëzit përmes mikrofonave të telefonave për t’iu shitur reklama. Njerëzit pretendojnë se produktet apo kompanitë që i përmendin gjatë bisedave, më vonë u shfaqen si reklama digjitale.
Megjithatë, Adam Mosseri, ka thënë se kjo nuk mund të ndodhë, duke shtuar se do të përbënte shkelje masive të privatësisë.
“Ne nuk ju përgjojmë. Nuk ua përdorim mikrofonin e telefonave për t’ju përgjuar”, ka thënë ai në një video të postuar.
Shefi i Instagramit ka thënë se ka pasur raste kur reklama të caktuara janë shfaqur në aplikacion në kohën e përafërt me atë të bisedave të përdoruesit. Sipas tij, kjo ka mundur të ndodhte pasi njëri përdorues ka prekur ndonjë reklamë apo ka shikuar online për atë produkt.
Meta tashmë ka njoftuar se planifikon t’i shfrytëzojë bisedat që njerëzit i bëjnë me chatbotët e inteligjencës artificiale për të ndikuar në reklamat që u shfaqen.
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
-
Meta "fshehu të vërtetën" lidhur me sigurinë e fëmijëve - Nis gjyqi për rrjetet sociale
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve