Tesla do të fillojë të pranojë porositë për produktin e saj - kulmin solar – nga muajin i ardhshëm.
Përderisa porositë do të fillojnë në prill, instalimet mund të mos fillojnë, transmeton Koha.net. Mund të marrë kohë deri në fund të 2017-ës që Tesla të fillojë prodhimin masiv të produktit dhe të fillojë të instalojë tjegullat solare.
Tjegullat solare, të cilat janë zbuluar vitin e kaluar, mund ta bëjnë energjinë solare më të arritshme. Ato do të instalohen drejtpërdrejtë mbi kulmin e konsumatorit dhe kostoja e instalimit nuk është shumë më ndryshe sesa zëvendësimi i një kulmi me tjegulla të zakonshme.
Meqenëse kostoja e instalimit të këtij produkti nuk është shumë e shtrenjtë, atëherë pritet që kulmi solar i Teslas të ngjallë interesim më të madh për pronarët e rinj të shtëpive ose për ata që dëshirojnë të zëvendësojnë kulmin.
Për më shumë detaje rreth kulmit solar të Teslas, mund të lexoni KËTU.