CES 2019 është pranë dhe të gjithë po përgatiten për të mësuar rreth produkteve elektronike që do të debutojnë gjatë vitit.
Në mesin e tyre janë edhe televizorët e sipas Variety, Samsung ka planifikuar disa modele të cilët do të përmirësohen në disa drejtime si pajisja me inteligjencën artificiale apo audio më cilësore.
Ndërsa në 2018-ën kompania solli TV e parë QLED me asistentin virtual Bixby, 2019-ta thuhet se do të sjellë edhe asistentin e Google.
Edhe prodhues të tjerë kanë zgjedhur të mirëpresin asistentët virtual nga Google apo Amazon.
Një tjetër përmirësim madhor i TV Samsung vitin e ardhshëm do të jetë audioja hapësinore apo volumi inteligjent, transmeton PCWorld Albania.
Teknologji të ngjashëm janë aplikuar edhe në Google Home Max apo Apple HomePod. Më shumë do të mësojmë në ditët e para të Janarit.