Në gusht të vitit të kaluar, Samsungu paralajmëroi Galaxy Home, altoparlantin e mençur të kompanisë me mbështetje të integruar Bixby. Megjithatë, tashmë jemi në qershor të vitit 2019 dhe altoparlanti i mençur ende nuk është në shitje. Informacioni i fundit, të cilin Samsungu e dha për kohën e daljes në shitje të altoparlantit, ishte se do të ndodhë në prill, raporton GSMArena.
Me sa duket kjo nuk u realizua, megjithatë, Bixby definitivisht arrin gjatë këtij viti. Sipas Kim Hyun-suk, CEO i elektronikës konsumuese të Samsungut, altoparlanti i zgjuar do të dalë në shitje në mesin e gjysmës së dytë të vitit. Pritet që altoparlanti të arrijë në treg gjatë tremujorit të tretë, në periudhën korrik-shtator, shkruan KOHA Ditore.
Galaxy Home është dedikuar që të jetë hub qendror për funksionet e ndryshme të kompanisë në të shtëpisë së mençur. Në treg Galaxy Home do të përballet me konkurrencë të ashpër në formën e Amazon Echo dhe Google Home, si dhe Apple HomePod dhe pajisjet e prodhuesve të tjerë.
-
Samsung Galaxy Home do të shfaqet deri në fund të qershorit
-
Samsungu synon t’i bëjë konkurrencë Apple HomePod me altoparlantin Galaxy Home
-
Galaxy Home i ri, më i vogël dhe më i lirë
-
Tableti i ri i Samsungut vjen me Bixby 2.0 dhe specifika të fuqishme
-
Galaxy Watch Active, ora e re e mençur e Samsungut