Ora e ardhshme e mençur e Samsungut nuk do të quhet Galaxy Sport siç është raportuar, por do të marrë emrin Galaxy Watch Active.
Galaxy Watch Active do të ketë sistemin Tizen 4.0.0.3 e procesor Exynos 9110. Ekrani i tij do të jetë me diametër 1.3-inç, i njëjtë si Galaxy Watch e vitit 2018.
Bateria do të jetë më e vogël. Me 230 mAh ajo do të jetë për 70mAh më e vogël se te modeli paraprak.
Kjo orë, që do të ketë edhe monitoruesin e të rrahurave të zemrës, zmadhuesin e zërit, e rrjetin LTE, do të prezantohet më 20 shkurt.
Artikuj të ngjashëm
-
Galaxy Watch 5 pritet të jetë me bateri të kapacitetit shumë të lartë
-
Samsungu rifreskon orët e mençura me funksione të reja
-
Publikohen fotografitë e Samsung Watch Active 2, një ditë para zbulimit
-
Certifikohet Samsung Galaxy Watch Active 2
-
Specifikimet e plota dhe pamjet e orës së mençur Samsung Galaxy Watch Active 2