Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsung Galaxy Home do të shfaqet deri në fund të qershorit

Pajisja e shumëpritur Samsung Galaxy Home do të mund të shfaqet së shpejti në treg. Sipas zyrtarëve të Samsungut, kompania e Koresë së Jugut ka në plan ta lansojë Galaxy Home në gjysmën e parë të vitit 2019. Kjo do të thotë se do të mund ta shohim pajisjen deri në fund të qershorit, raporton AndroidAuthority.

Samsungu e prezantoi altoparlantin e vet të mençur të funksionalizuar nga Bixby gjatë prezantimit të telefonit Galaxy Note9 në ngjarjen e mbajtur më shumë se nëntë muaj më parë. Që atëherë, kompania nuk është prononcuar shumë për vetë pajisjen, ndërkohë që e prezantoi atë vetëm një herë në nëntor në Samsung Developers Conference.

Kur më në fund të arrijë altoparlanti i mençur, tregu do të ballafaqohet me konkurrencë të fortë nga Google dhe Amazon dhe mbetet të shihet se si do të përballet me modelet Google Asistent dhe Amazon Alexa, shkruan KOHA Ditore.

Samsungu i kishte kushtuar shumë vëmendje cilësisë së lartë të zërit për Galaxy Home gjatë paralajmërimit të pajisjes, duke sugjeruar që kompania mund ta synojë segmentin premium në vend të tregut mainstream. Çmimi dhe data specifike e lansimit të altoparlantit të mençur Samsung Galaxy Home nuk dihen ende.

Artikuj të ngjashëm