Procesi i prodhimit 7nm EUV nga Samsungu ia ka sjellë një numër kontratash të mëdha kompanisë së Koresë Jugore. Qualcomm e zgjodhi Samsungun për krijimin e çipsetit Snapdragon 865, duke e anashkaluar TSMC. Marrëveshja ende nuk është përfunduar, por sipas burimeve ajo është në fazën përfundimtare, raporton GSMArena.
Kompania TSMC ishte zgjedhja e Qualcommit për prodhimin e çipseteve Snapdragon 845 dhe 855 me 7nm, e cila e mori këtë rol nga Samsungu pasi kompania i prodhoi çipat 820 dhe 835.
Qualcomm beson se procesi 7nm EUV i Samsungut është më i avancuar se procesi 7nm i TSMC. Më herët u paraqitën informatat se do të ekzistojnë dy versione të çipsetit Snapdragon 865 - standardi dhe modeli me modemin X55 5G.
Fabrikat e Samsungut do të prodhojnë edhe çipa të GPU për Nvidia, e cila gjithashtu për vite me radhë e ka përdorur TSMC-në. Mes kompanive që e zgjodhën procesin e ri të Samsungut 7nm EUV është edhe IBM, shkruan KOHA Ditore.
Samsungu dhe AMD gjithashtu kanë arritur partneritet në krijimin e GPU-ve mobile, megjithatë, AMD ende e mban partneritetin me TSMC kur bëhet fjalë për prodhimin e CPU-ve Zen 2 dhe kartelat e reja grafike Navi.
-
Samsung do të prodhojë procesorin Snapdragon 865
-
Samsungu bëhet kompania e parë që fillon prodhimin e çipave 3-nanometërsh
-
Snapdragon 765 është çipseti i parë i Qualcommit me modem të integruar 5G
-
TSMC-ja përgatitet të prodhojë çipa në procesin 3nm
-
Paraqiten specifikimet për çipsetin Qualcomm Snapdragon 735