Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, ka paraqitur smartfonin e tij të palosshëm për herë të parë ka fundi i vitit të kaluar në ngjarjen e kompanisë “Konferenca e Zhvilluesve”.
Pajisja mobile e ardhshme e këtij gjiganti po ashtu bëri një paraqitje të vogël në panairin e teknologjisë CES 2019, por ai i është prezantuar një audience shumë të vogël, transmeton Koha.net.
Sipas medieve jug-koreane, kreu i njërës nga kompanitë që janë klientë të Samsungut zbuloi se smartfoni i palosshëm aktualisht është duke u zhvilluar në aspektin harduerik dhe softuerik, shkruan neowin.
Pajisja e palosshme e Samsungut, e cila pritet të quhet Flex, është caktuar që të lansohet në gjysmën e parë të këtij viti, me mbi një milion njësi. Sipas kreut në fjalë, Flexi, me teknologjinë e re të baterisë dhe ekranit që ka, pritet të kushtojë në treg mbi 1,336 dollarë.
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Vlera e Samsungut kalon 1 trilion dollarë
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi