Samsung ka prezantuar Galaxy J2 Core, i cili është telefoni i parë i kësaj kompanie që ka sistemin operativ Android Go.
Sistemi operativ Android Go është një version i optimizuar i Androidit në të cilin bëjnë aplikacionet me më pak funksione për pajisje jo shumë të avancuara, transmeton koha.net.
J2 Core është i bazuar në Android 8.1 Oreo por pa të gjitha funksionet.
Smartfoni Galaxy J2 Core ka ekranin 960 x 540 LCD, procesorin Exynos 7570, baterinë 2,600mAh, kamerë 8 megapixel nga pas, e 5 megapixel nga para për selfie.
Galaxy J2 Core ka 1GB RAM e 8GB hapësirë në memorie, e ajo çfarë e karakterizon këtë smartfon është padyshim çmimi i tij, i cili pritet të jetë nën 100 dollarë.