Smartfoni Android Go i Samsungut duket se është shumë afër lansimit.
Në internet kanë rrjedhur fotografitë e këtij smartfoni, i cili duket se do të lansohet si Galaxy J2 Core, transmeton Koha.net. Ashtu siç është pritur, ai është i bazuar në sistemin operativ Android 8.1 (me numër ndërtues të sistemit J260GDDU1ARGC).
Galaxy J2 Core së fundmi ka marrë disa certifikata (duke përfshirë edhe të FCC-së) dhe pritet që të lansohet në ditët e ardhshme, ndoshta pas Galaxy Note9 dhe Galaxy Watch, shkruan Sammobile.
Gjithashtu, thuhet se J2 Core fillimisht mund të lansohet në tregjet sikurse India dhe tregjet fqinje të saj, ndërsa lansimi në Europë dhe në tregjet tjera aziatike mund të bëhet disa javë më vonë.
Samsung Galaxy J2 Core pritet të vijë me ekran 5-inç Super AMOLED, procesor Exynos 7570 me katër bërthama, 1 GB RAM memorie dhe 8 GB memorie të brendshme, baterinë prej 2,600 mAh, si dhe kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.
{gallery}
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar