Wi-Fi Alliance ka njoftuar se programi "Wi-Fi Certified 6" është në dispozicion për pajisje, ndërsa Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+ janë telefonat e parë që do ta kenë certifikatën për këtë standard. Kjo do të thotë që linja Note10 do ta mbështesë plotësisht standardin e ri dhe do t’ua mundësojë rrjeteve të funksionojnë në nivel optimal, raporton GSMArena.
Telefonat Galaxy S10 gjithashtu kanë koneksion Wi-Fi 6, por si duket nuk kanë marrë akreditim "Certified", shkruan KOHA Ditore. E njëjta vlen edhe për tri modelet nga linja iPhone 11.
Wi-Fi 6 i ri u ndihmon pajisjeve ta kursejnë baterinë me ndihmën e funksionit Target-Wakeup Time, i cili e njofton telefonin kur duhet të "zgjohet" për transmetimin e të dhënave, ndërsa për pjesën tjetër të kohës e mban atë në fazën e heshtur. Janë edhe përmirësimet për MIMO dhe efikasitetin e kodimit, si dhe përmirësime të tjera.
-
Samsungu përgatit power bank që mbështet mbushjen prej 25W përmes standardit Power Delivery
-
Geekbench e zbulon Galaxy Note10 Lite me çipin Exynos 9810 dhe 6 GB RAM
-
Prezantohet Wi-Fi 6, ja se çfarë ofron
-
Integrimi i funksionit “Link to Windows” mbërrinë në telefona të tjerë Galaxy
-
Prezantohet Galaxy Note 10, specifikat e plota