Telefoni i ri i Samsungut (me numrin e modelit SM-N770F), për të cilin besohet të jetë Galaxy Note10 Lite, është shfaqur në listingun Geekbench me specifikimet kryesore. Listingu u shfaq menjëherë pasi që telefoni u certifikua nga agjencia FCC, por ende nuk është konfirmuar nga ana e kompanisë së Koresë së Jugut, raporton NCC.
Platforma e benchmarking Geekbench 5 zbulon se telefoni Samsung SM-N770F i ka arritur rezultatet nga 667 pikë në testin single-core dhe 2030 pikë në testin multi-core. Telefoni punon falë çipsetit Exynos 9810, ndërsa listingu Geekbench i zbulon gjithashtu 6 GB RAM dhe mbështetje për Android 10 OS.
FCC më parë e ka certifikuar edhe stylusin S-Pen për modelin SM-N770F, si dhe mbështetjen për Bluetooth, shkruan KOHA Ditore. Dimensionet e pajisjes janë 5,80 x 4,35 x 105,18 milimetra dhe priten në ngjyrë të kuqe dhe të zezë.
Samsung Galaxy Note10 Lite me siguri do të zyrtarizohet para se të prezantohet seria Galaxy S11 në shkurt të vitit 2020. Disa thashetheme theksojnë që Galaxy Note10 Lite do të arrijë në disa tregje si Galaxy A81 i ribrenduar.