Kur Samsungu e prezantoi linjën Galaxy Note10 disa javë më parë, kompania e përmendi gjithashtu partneritetin e vet të përmirësuar dhe të forcuar me Microsoftin. Telefonat Galaxy Note10 e përfshijnë integrimin e përmirësuar Your Phone me funksionin Link to Windows, raporton Neowin.
Tani është zbuluar se Link to Windows po mbërrinë në më shumë telefona Galaxy, ndërsa këtë e ka zbuluar ekipi i XDA Developers në fajllat e shfaqur One UI 2.0, shkruan KOHA DItore. Sipas informacioneve, Link to Windows do të arrijë të paktën në serinë Galaxy S10, nëse jo edhe në modelet e tjera. Ka mundësi që azhurnimin One UI 2.0 do ta marrin edhe dy seritë S9 dhe Note9, pasi që Microsofti me siguri e dëshiron funksionin në sa më shumë telefona që të jetë e mundur.
Funksioni Link to Windows shfaqet në menunë Quick Settings të pajisjeve Galaxy Note10, duke ua mundësuar përdoruesve që të kalojnë me lehtësi midis koneksioneve Your Phone. Gjithashtu, opsioni "screen mirroring" funksionon me çdo kompjuter nëse përdoret Note10.
Tani për tani nuk dihet se kur do të publikohet One UI 2.0, por kjo nuk do të ndodhë para publikimit të Android 10 për telefonat Samsung.
-
Windows 10 preview sjell thirrjet Android në PC
-
Samsung Galaxy S10 me mbështetje DeX dhe funksione të kamerës Note 10
-
10 opsione dhe cilësime të Galaxy Note 10 që përdoruesit duhet t’i dinë
-
Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+ janë telefonat e parë “Wi-Fi Certified 6”
-
Prezantohet Galaxy Note 10, specifikat e plota