Emetimi i rrezatimit nga telefonat e mençur të popullarizuar
Telefonat e mençur janë bërë pjesë integrale e jetës sonë të përditshme. Prej punës dhe shkollës e deri te punët ditore, këto pajisje dore na kanë sjellë gjithçka në shuplakë të dorës.
Shumica e njerëzve kalojnë 5-6 orë në telefonat e tyre çdo ditë. Dhe kur dihet që telefonat tanë emetojnë një sasi të vogël rrezatimi, atëherë del që jemi të ekspozuar ndaj rrezatimin me orë të tëra çdo ditë.
Por, jo të gjithë telefonat emetojnë sasi të njëjtë të rrezatimit.
Me ndihmën e të dhënave të grumbulluara nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtje nga Rrezatimi, është vizualizuar emetimi i disa prej smartfonëve më të popullarizuar tani në treg.
Edhe
Ekspozimi i foshnjave ndaj telefonave, ndikon negativisht në zhvillim
Rrezatimi dhe vlerat SAR të telefonave të mençur
Telefonat e mençur dhe pajisjet e tjera mobile emetojnë sasi të vockla të rrezatimit të radiofrekuencave (RF). Njeriu mund ta absorbojë këtë rrezatim kur telefoni i mençur përdoret ose rri i fjetur kudo pranë trupit të tij.
Parametri që përdoret për ta matur rrezatimin e emetuar të telefonave është Specific Absorption Rate (SAR) apo në shqip Niveli Specifik i Absorbimit. Kjo është njësia e matjes që paraqet sasinë e energjisë elektromagnetike që absorbohet nga trupi kur përdoret pajisje mobile.
Këshilli i Bashkimit Evropian ka caktuar standardet e rrezatimit për telefonat mobilë në 2 watt për kilogram, matur në mbi 10 gramë të indit që absorbon më së shumti sinjal.
Vlerat SAR kalkulohen në vesh (duke biseduar në telefon) dhe në trup (kur mbahet në xhep). Për nevojat e këtij artikulli është përdorur kalkulimi i parë.

Telefonat me nivelet më të larta të emetimit të rrezatimit
Motorola Edge ka emetimin më të lartë të rrezatimit me vlerën SAR prej 1,79 W të rrezatimit për kilogram. Kjo është dukshëm më shumë se shumica e telefonave të tjerë në treg tani dhe shumë afër kufirit të caktuar nga BE-ja për telefonat e mençur.
Edhe
Errësira e dhomës mund të ndikojë në shëndet
Në pozitën e dytë është Axon 11 5G i ZTE me 1.59, pasuar nga OnePlus 6T në pozitën e tretë me 1,55 W/kg. Sony Experia AX2 Plus me 1.41 dhe Google Pixel 3 XL dhe 3A XL me 1.39 përmbyllin top-pesëshen.
Dhjetë smartfonët me nivelin me të lartë të emetimit të rrezatimit:

Tani që kemi detajuar shkelësit më të mëdhenj të shohim se cilët telefona kanë nivelin më të ulët të emetimit të rrezatimit.
Telefonat e mençur me nivelin më të ulët të emetimit të rrezatimit
Telefoni i mençur me vlerën më të ulët SAR është ZTE Blade V10, me 0.13 W të rrezatimit për kilogram.
Pajisjet mobile të Samsungut bartin më vete shumë pak rrezik rrezatimi. Kjo kompani ka katër telefona që konsiderohen të jenë më të mirët në kategori. Galaxy Note 10+ është modeli më i mirë i linjës dhe emeton vetëm 0.19 W rrezatim për kilogram.
Në vazhdim mund të shikoni 10 telefonat e mençur me nivelin më të ulët të rrezatimit:
Edhe
Telefoni i dobishëm për përdorim të rregullt pas një moshe të caktuar

Deri më tani nuk ka ndonjë hulumtim sinjifikativ që do të dëshmonte efektin e dëmshëm të rrezatimit të telefonave.
Përkundër kësaj, personat që janë në kontakt me pajisjet e tyre për periudha më të gjata kohore munden të paktën të shumëfishojnë ekspozimin e tyre ndaj rrezatimit dhe të përzgjedhin se cili brend u shërben më mirë nevojave të tyre.