Rusia ka mbyllur zyrën e transmetuesit publik kanadez CBC në Moskë dhe ka tërhequr akreditimin e gazetarëve të këtij transmetuesi për Rusi, ka thënë të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Sipas saj, ky vendim është marrë si përgjigje ndaj "masave të marra lidhur me mediat ruse, dhe transmetimin e tyre në Kanada”, raportoi BBC-ja.
Kanadaja ua ka ndaluar në muajin mars ofruesve të shërbimeve televizive që të shpërndajnë kanalet shtetërore ruse RT dhe RT France.
Edhe Mbretëria e Bashkuar ia ka hequr më parë licencën RT-së për të transmetuar pas vendimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar transmetimin e transmetuesit rus.
Artikuj të ngjashëm
-
Facebooku bllokon disa media shtetërore ruse
-
Serbia lejon hapjen e përfaqësisë së televizionit publik rus të ndaluar nga BE-ja
-
Rusia ndalon hyrjen për 29 gazetarë britanikë
-
Rusia kërcënon Britaninë me prishje totale të marrëdhënieve bilaterale
-
Rusia bllokon qasjen në uebsajtin kryesor të lajmeve të BBC-së në këtë vend