Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia lejon hapjen e përfaqësisë së televizionit publik rus të ndaluar nga BE-ja

Televizioni shtetëror rus Russia Today (RT) do të hapë zyrën e tij përfaqësuese në Serbi, njoftuan mediat serbe të enjten dhe këtë informacion e konfirmoi redaktori i portalit rus “Sputnik”.

Ky stacion televiziv është i ndaluar nga BE-ja për shkak të propagandës dhe për shkak të inkurajimit dhe mbështetjes së agresionit kundër Ukrainës, njoftoi portali “Nova.rs”.

Redaktorja përgjegjëse i portalit rus “Sputnik” për Serbi, Ljubinka Milinçiq, konfirmoi hapjen e përfaqësisë së RT-së. Sipas saj, po bëhen përgatitjet e fundit.

"Po, është e vërtetë. Ai nuk do të fillojë të punojë tani në Serbi, por është duke u përgatitur", tha Milinçiq.

Në mars, Këshilli i BE-së pezulloi shpërndarjen mediatike të kanaleve shtetërore ruse RT dhe Sputnik në të gjithë territorin e Bashkimit dhe sanksionet - mbulojnë të gjitha mjetet e transmetimit, si kabllovikët, satelitët, IPTV-të, platformat televizive, faqet e internetit dhe aplikacionet e ndryshme. Këto kanale u bllokuan edhe në vende të tjera, duke iu bashkuar kështu politikës së Jashtme të BE-së.

Edhe Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi Rajon Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi

Kosova po ashtu bllokoi këto kanale, mirëpo jo edhe Serbia.

Serbia ka refuzuar t’i vë çfarëdo lloj sanksioni Rusisë për pushtimin e Ukrainës, me gjithë thirrjet e vazhdueshme të liderëve të shteteve të BE-së se ajo duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të bllokut ku synon të anëtarësohet.

Serbia ka nisur tash e sa vjet negociatat për anëtarësim në BE.

Deputeti i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj, ka thënë për portalin “Nova.rs” se hapja e televizionit shtetëror rus RT në Serbi është “një tregues tjetër” se Aleksandar Vuçiqi po e largon vendin nga BE-ja.

Edhe Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE Arbëri Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE

"Ky është një lajm i tmerrshëm për mua. Tregon se si Vuçiq po pushon gjithnjë e më shumë të jetë një politikan pro-evropian dhe po bëhet e kundërta e kësaj. Fatkeqësisht, ky është realiteti që kemi në Serbi", tha eurodeputeti slloven, Groshelj.