Rusia ka hapur rast kundër gjigantit të teknologjisë Google për dështimin në fshirjen e përmbajtjeve të ndaluara nga shiriti i kërkimit, ka thënë të hënën shërbimi federal Roskomnadzor.
Ai tha se Google nuk ka fshirë 30 për qind të asaj që quhet “përmbajtje e rrezikshme”, disa pre të cilave ishin ekstremiste, pornografike dhe me natyrë vetëvrasjeje. Ka hapur “procedura administrative” që mund të dërgojnë në rast në gjykatë për gjobë deri në 65,670 dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, Google nuk iu është përgjigjur akuzave, raporton Reuters.
Javën e kaluar, ligjvënësit në Rusi kanë prezantuar një draft legjislacioni që mund t’i lejojë qeverisë të ndalojë hyrjen në internet në platformat e rrjeteve sociale të SHBA-së, të cilat konsiderohen diskriminuese ndaj mediave ruse.