Rusia ka kufizuar qasjen në aplikacionin e transmetimit të muzikës SoundCloud, për shkak të, siç ka thënë, informacionit të rremë lidhur me luftën në Ukrainë, që Rusia e quan operacion special ushtarak, shkroi të dielën Reuters.
Ky vendim është marrë nga mbikëqyrësi i komunikimit “Roskomnadzor”, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRusia ka luftuar me kompanitë e mëdha të teknologjisë për të kontrolluar rrjedhën e informacionit pasi dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt.
Ajo filloi me ngadalësimin e shërbimit të Twitterit dhe duke ndaluar Facebookun dhe Instagramin, që janë në pronësi të META-s.
“Roskomnadzor kufizoi aksesin në shërbimin SoundCloud në lidhje me vendosjen e materialeve që përmbajnë informacion të rremë sa i përket natyrës së operacionit special ushtarak në territorin e Ukrainës”, ka shkruar Interfax.
Qasja në shërbim është bllokuar me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme ruse.