Vlera e bitcoinit ka shënuar rritje prej 8 për qind pasi investitorët vënë bast se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale do të kishte ndikim ekonomik në treg.
AP-ja ka raportuar se kriptovaluta ka arritur një rekord prej 75.345 dollarëve në fillim të tregtimit, derisa më pas ka rënë për 2.000 dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrump, që të mërkurën i fitoi zgjedhjet presidenciale, ishte zotuar ta bënte Amerikën kryeqytet të kriptove. Kandidati i republikanëve edhe gjatë fushatës ka pranuar donacione në kriptovaluta dhe u shoqërua me investitorë të kriptovalutave.
Një drejtor investimesh ka deklaruar se bitcoini është aseti i vetëm që do të rritej nëse Trumpi do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.