Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rrëzohet vendimi që e ndalon Samsungun të shesë disa modele telefonash në Rusi

Një gjykatë ruse ka rrëzuar të enjten një vendim që do të ndalonte kompaninë elektronike, Samsung, të importonte dhe të shes 61 modele të telefonave inteligjentë në Rusi për një proces gjyqësor që lidhet me pronësinë, i cili ka filluar vitin e kaluar, ka thënë një avokat i kësaj kompanie.

Vendimi do të thotë se Samsungu nuk është i kufizuar në shitjet e tij sipas ligjit rus, megjithëse kompania tha këtë muaj se do të ndalonte dërgesat e pajisjeve në Rusi për shkak të "zhvillimeve gjeopolitike" dhe jo se ky ndalim ka lidhje me rastin, raporton Reuters.

Shumë marka të huaja kanë ndërprerë biznesin në Rusi pasi fuqitë perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë për krizën në Ukrainë.

Padia kundër kompanisë koreano-jugore e paraqitur vitin e kaluar nga SQWIN SA me bazë në Zvicër pretendonte se Samsung Pay kishte shkelur patentën e saj të sistemit të pagesave elektronike të regjistruar në Rusi.

"Ne jemi plotësisht të kënaqur me vendimin e apelimit dhe se argumentet e Samsungut u shqyrtuan dhe u pranuan me kujdes," tha Natalia Gulyaeva, një nga konsulentet ligjore të Samsungut në këtë rast.