Shërbimi i pagesave PayPal ka konfirmuar se nuk do të lejojë më përdorimin në Rusi, pasi pushtimi i Ukrainës hyri në ditën e dhjetë.
Më herët, Samsung njoftoi se do të ndalonte dërgesat në vendin, i cili ka bombarduar pamëshirshëm disa qytete të Ukrainës ditët e fundit.
Të premten një raketë goditi termocentralin më të madh bërthamor të Evropës, me udhëheqësit perëndimorë që paralajmëruan se katastrofa u shmang vetëm për pak.
Microsoft pezulloi shitjet në Rusi të premten dhe një sërë biznesesh të tjera, duke përfshirë shtëpinë luksoze franceze të modës Chanel, H&M, IKEA dhe Nike - të cilët kanë ndaluar shitjet brenda vendit.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja sanksionon kompanitë gjigante ruse të naftës: Moska ta pranojë armëpushimin
-
Putini e pranon se sulmet ukrainase po shkaktojnë mungesë karburanti në Rusi
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
Sulmet ukrainase në Krime nxisin ndalimin e shitjes së karburantit për civilët atje
-
Sulmi ukrainas ndërpret furnizimin me ujë në Donetskun e kontrolluar nga rusët