Kompania amerikane “Boston Dynamics” ditë më parë publikoi një video në të cilën prototipi i saj më i njohur – roboti Atlas, kryen akrobacione të papara. Pasi ta shikoni videon, frika që mund ta ndieni është mjaft e kuptueshme.
Në performancën e fundit, Atlas e përdor gjithë trupin e tij për ta kryer një seri manovrimesh të cilat deri më tani kemi mundur t’i lidhim, për shembull, me gjimnastikën dhe edukimin fizik të qenieve njerëzore, shkruan KOHA Ditore.

"I krijuam këto lëvizje duke e përdorur një algoritëm të optimizuar i cili i shndërron përshkrimet komplekse të manovrave dinamike në lëvizje aty ku ato janë të mundshme. Niveli i suksesit të lëvizjeve të përkryera të Atlas, të cilat janë më të mira sesa lëvizjet e implementuara më parë, është rreth 80 për qind", theksuan nga kompania Boston Dynamics.

Përndryshe, roboti Atlas u krijua në vitin 2013, ndërsa u konceptua si një makinë humanoide e aftë për kërkim-shpëtim të njerëzve.
-
Musk: Robotët e Teslas mund t'i ndjekin njerëzit për ta parandaluar krimin
-
Roboti rus me inteligjencë artificiale rrëzohet pak sekonda pasi u prezantua
-
Roboti i parë humanoid i Rusisë me AI rrëzohet pas vetëm disa sekondave (VIDEO)
-
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
-
Aktorja virtuale merr punën e parë në Hollywood, pavarësisht kritikave të forta