Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Roboti i parë humanoid i Rusisë me AI rrëzohet pas vetëm disa sekondave (VIDEO)

AIdol

Roboti i parë humanoid i Rusisë me inteligjencë artificiale u rrëzua pak sekonda pas prezantimit të tij zyrtar, ndërsa stafi luftonte për të tërhequr një perde në skenë që të fshihej fiasko, transmeton “TVP”. 

Roboti u prezantua nga firma ruse e robotikës “Idol” në një ngjarje teknologjike në Moskë të hënën, si pjesë e një përpjekje për t’i shfaqur përparimet e Rusisë në inteligjencën artificiale dhe robotikë. 

Kjo ngjarje kishte për qëllim ta demonstronte futjen e Rusisë në skenën globale për robotë humanoid. 

Megjithatë, ngjarja mori kthesë të papritur kur roboti, i quajtur AIdol, bëri disa hapa të paqëndrueshëm, humbi ekuilibrin dhe ra përmbys, duke iu shpërndarë disa pjesë në të gjithë skenën. 

Shefi i Idol, Vladimir Vitukhin, ia atribuoi rënien problemeve të kalibrimit, duke thënë se roboti mbetet në fazën e testimit. 

Edhe Roboti rus me inteligjencë artificiale rrëzohet pak sekonda pasi u prezantua Tech Roboti rus me inteligjencë artificiale rrëzohet pak sekonda pasi u prezantua

“Shpresoj që ky gabim të shndërrohet në një mësim”, tha ai. 

Pavarësisht këtij dështimi, zhvilluesit e Idol këmbëngulin se AIdol përfaqëson një hap të rëndësishëm për Rusinë në skenën e robotikës. 

Roboti fuqizohet nga një bateri 48 voltëshe e aftë për gjashtë orë funksionim dhe aktualisht përbëhet nga 77 komponentë të prodhuar në Rusi, një shifër që kompania planifikon ta rrisë në 93 për qind në versionet e ardhshme. 

Edhe pse AIdol nuk është ende i aftë të qëndrojë në këmbë, “roboti mund të buzëqeshë, të mendojë dhe të befasohet – njësoj si një person”, tha Vitukhin gjatë prezantimit. 

Megjithatë, reagimi i publikut ishte më pak tolerant. Kritikët në rrjete sociale dhe forumet ruse të teknologjisë u tallën me këtë ngjarje dhe vunë dyshime në vendimin për ta paraqitur në skenë një prototip të pakompletuar. 

Edhe Roboti shqelmon fëmijën gjatë një performance në Kinë Kuriozitet Roboti shqelmon fëmijën gjatë një performance në Kinë

Zhvilluesit që atëherë e kanë hequr AIdol nga ekspozimi publik për t'i hetuar sistemet e tij të ekuilibrit dhe softuerin e kontrollit.