Robotët e kompanisë “Boston Dynamics” mund të bëjnë shumëçka nga vrapimi, rutinat gjimnastikore, parkur, rrotullime, të lajnë enët e të punësohen. Por një video e fundit e robotëve “Atlas” dhe “Spot” ka treguar se ata mund të bëjnë vallëzime të mrekullueshme.
Video shfaq robotët teksa bëhen bashkë dhe koordinojnë çdo lëvizje në vallëzimin e këngës “Do You Love Me” të The Contours.
Kjo s’është hera e parë që robotët e “Boston Dynamics” tregojnë “talentin” në vallëzim. Edhe më 2018, ata kishin bërë bujë me vallëzimin me këngën “Uptown Funk”, por video e re nxjerr shumë më shumë lëvizje të ndryshme.
“Boston Dynamics” u ble së fundmi nga Hyundai, të cilët blenë kompaninë e robotëve nga “SoftBank” për 1.1 miliardë dollarë. Kompania u themelua më 1992.
-
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
-
Beyonce rikthen “Morning Dew (Donk)” për 20-vjetorin e albumit “B'Day”
-
Roboti shqelmon fëmijën gjatë një performance në Kinë
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
-
Robotët humanoidë ndihmojnë policinë në rrugët e Kinës për të drejtuar trafikun