Disa reklamues të mëdhenj, duke përfshirë Dyson, Mazda, Forbes dhe PBS Kids, kanë pezulluar fushatat e tyre të marketingut nga Twitteri për shkak se reklamat e tyre shfaqeshin në postimet që nxisin abuzimin seksual të fëmijëve në internet.
Sipas një rishikimi të Reutersit të enjten, edhe markat si Walt Disney, NBC Universal dhe Coca-Cola, përfshirë edhe një spital për fëmijë, janë në mesin e më shumë se 30 reklamuesve që u shfaqën në profilet që promovojnë pornografi të fëmijëve.
“Jemi të tmerruar. Twitter duhet ta rregullojë këtë ose ne detyrohemi të mos bashkëpunojmë më", tha për Reuters, David Maddocks, president i markës në Cole Haan, pasi u njoftua se reklamat e kompanisë shfaqeshin së bashku me postime të tilla.
Zëdhënësja e Twitterit, Celeste Carswell ka thënë se kompania ka zero tolerancë për shfrytëzimin seksual të fëmijëve dhe në këtë drejtim po punohet për rritje të stafit që ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi.
Ajo shtoi se Twitteri po punon ngushtë me klientët dhe partnerët e saj të reklamave për të hetuar dhe të ndërmarr hapa për të parandaluar përsëritjen e kësaj situate.
Ashtu si të gjitha platformat e rrjeteve sociale, Twitter ndalon përshkrimet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve, të cilat janë të paligjshme në shumicën e vendeve.
-
Kompanitë e mëdha bojkotojnë platformën X për reklama
-
Britania ndalon reklamat e ushqimit të pashëndetshëm në televizion dhe online
-
Imazhet e viktimave të abuzimeve seksuale gjejnë vend në rrjetin social “X”
-
“Zaras” i ndalohen dy reklama për shkak të modeleve “tepër të dobëta”
-
Adidasi e heq nga reklamat Bella Hadidin për shkak të qëndrimit të saj për Palestinën