Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Qantas planifikon fluturime 20-orëshe për të parë nëse pasagjerët mund t’i durojnë

Linja ajrore australiane Qantas Airways po planifikon fluturime maratonike nga New Yorku dhe Londra për në Sydney për të parë nëse trupi i njeriut mund të durojë.

Në avionë gjatë fluturimeve maratonike do të jenë vetëm anëtarët e ekuipazhit, ndërsa Qantas ka njoftuar se ky do të jetë një simulim i fluturimeve më të gjata direkte në botë, shkruan KOHA Ditore. Testet do të fillojnë në tetor, ndërsa do të përdoren avionët Boeing Dreamliner.

Në një fluturim do të jenë 40 pasagjerë dhe ekuipazhi, dhe këta do të jenë kryesisht të punësuar. Të gjithë do t'i nënshtrohen ekzaminimeve dhe vlerësimeve mjekësore.

Qantas dëshiron të fillojë me fluturime direkte komerciale nga viti 2022 dhe ta lidhë Sydneyn me New Yorkun dhe Londrën. Fluturimet do të zgjasin 20 orë, ndërsa ende nuk dihet se si do ta përballojnë udhëtimin pasagjerët.

"Ajo që do ta mësojmë gjatë fluturimeve testuese do të jetë e çmueshme," tha zyrtari i Qantas, Alan Joyce.