Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Punonjësit e Googlet me peticion për ndryshime në politikën e abortit

Kompania teknologjike Google

Kompania teknologjike Google

Mbi 650 punëtorë në Google kanë kërkuar që kjo kompani të bëjë ndryshime në politikën e abortit, duke nisur nga pezullimi i donacioneve për politikanët që janë kundër abortit si dhe të mbrojë më mirë përdoruesit nga dezinformomi i lidhur me abortin, shkroi të enjten Reuters.

Kërkesat e Sindikatës së Punëtorëve të Aphabetit janë dërguar këtë javë përmes një peticioni që u është dërguar drejtuesve.

Shumë kompani, përfshirë Google, kanë krijuar politika për të ndihmuar punonjësit që kërkojnë abort.

Punëtorët e Alfabetit thanë se stafi i përkohshëm dhe kontraktorët gjithashtu duhet të marrin ato përfitime, siç janë rimbursimi për udhëtimet në shtetet ku procedura mbetet e ligjshme.

Mijëra punëtorë jetojnë në shtete që kufizojnë abortet, vlerësoi Alejandra Beatty, menaxhere teknike e programit në degën e kujdesit shëndetësor të Alphabetit.

Alphabet, kompani mëmë e Googlet, punëson mbi 174.000 njerëz në mbarë botën.