Kompania e njohur kineze, Xiaomi, më 31 maj ka prezantuar serinë Mi 8 me tri modele – vanilla Mi 8 me skanerin për gishta në pjesën e pasme; Mi 8 Explorer me skanerin për gishta nën ekran dhe panelin e pasmë transparent; si dhe Mi 8 SE me skanerin për gishta në pjesën e pasme dhe procesor Snapdragon 710.
Sipas fotografive të publikuara tani, kjo seri duket se do të ketë edhe versionin e katërt i cili do të jetë një përzierje e këtyre tri modeleve.
Mi 8X, sipas fotografive të postuar në rrjetin social kinez Weibo, do të ketë procesor Snapdragon 710 dhe skanerin për gishta nën ekran, transmeton Koha.net. Trupi i kësaj pajisjeje ka të njëjtën formë sikurse Mi 8 standard me skajet e rrumbullakëta dhe të lakuara në pjesën e pasme. Po ashtu, më parë është thënë se pajisjet Comet dhe Sirius të Xiaomit do të vijnë me ekran OLED dhe të njëjtin procesor kështu që Mi 8X ka gjasa të jetë njëri prej tyre.
Gjithashtu, edhe një tjetër fotografi është publikuar në Weibo, në të cilën shihet Lei Jun në aeroplan me një smartfon të bardhë në dorë. Ndërsa mund të jetë Mi 8X, ai duket sikurse Mi Mix 2S ose Mi 8.
{gallery}
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Bëhet viral momenti kur Elon Musk xhiron përreth gjatë takimit Trump-Xi