Gjiganti teknologjik kinez, Xiaomi ka filluar të operojë para 8 viteve, në prill të 2010-ës, ndërsa sot ka përvjetorin.
Xiaomi është duke u përgatitur për një konferencë më 31 maj, ku do të prezantojë smartfonin më të ri, Xiaomi Mi 8.
Xiaomi ka shpërndarë një video për përvjetorin e tyre, ku paralajmërojnë këtë smartfon, transmeton koha.net.
Xiaomi Mi 8 do të ketë ekranin 6.2 inç, çipin 845 Snapdragon, 8GB RAM, dy kamera nga pas, njërën 20 e tjetrën 16 mega pixel, ndërsa ata nga para 16 MP, baterinë 3,300mAh.