Ndoshta mund t’ju ketë ikur fakti se kompania e njohur kineze, Xiaomi, do të mbajë një ngjarje nesër – më 31 maj – ku do të lansojë smartfonin e saj të ri të avancuar Mi 8, Mi Band 3 dhe MIUI 10.
Por, po ashtu, mund të lansojë edhe versionin special Xiaomi Mi 8 SE (Special Edition), transmeton Koha.net.
Xiaomi Mi 8 SE pritet të vijë me procesor Snapdragon 710, 4 ose 6 GB RAM memorie, por nuk do të ketë teknologjinë Face ID për identifikim të fytyrës sikurse Mi 8. Po ashtu, do të vijë me kamerën për ‘selfie’ prej 20 megapikselë.
Lexoni edhe:
Ndërkohë, në uebfaqen e njohur Geekbench është shfaqur një tjetër smartfoni i Xiaomi – Redmi Y2, me procesor me tetë bërthama, 3 GB RAM dhe sistemin operativ Android 8.1.
Xiaomi Redmi Y2 pritet të lansohet më 7 qershor në Indi dhe besohet se është Redmi S2 i ri-brenduar. Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Redmi Y2 do të ketë ekran 5.99-inç me rezolucion 1,440 x 720 pikselë, procesor Snapdragon 625, kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 5 megapikselë dhe trup nga metali.
{gallery}
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing