Kompania e njohur kineze, Xiaomi, ka caktuar që nesër të mbajë një ngjarje ku do të prezantojë smartfonin e ri Mi 8, Mi 8 Special Edition, Mi Band 3 dhe ndërfaqen e përdoruesit MIUI 10.
Ndërkohë, është shfaqur edhe një smartfon i ri i kësaj kompanie, transmeton Koha.net. Pajisja me kodin M1805D1SE duket se do të jetë Redmi Note 6 ose madje edhe Redmi 6.
Xiaomi Redmi Note 6 pritet të vijë me ekran 5.84-inç me rezolucion 2,280 x 1,080 pikselë dhe me procesor me tetë bërthama. Po ashtu, pritet të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 megapikselë dhe kamerë për ‘selfie’ prej 5 MP.
Githashtu, Redmi Note 6 pritet të vijë edhe me 2 – 4 GB RAM memorie, 16/32 dhe 64 GB memorie të brendshme, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 8.1 Oreo.
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni