Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Procesorët Cofee Lake të Intelit arrijnë në tetor

Seria e ardhshme e procesorit Intel 9000 që një kohë të gjatë është duke u prezantuar në media dhe prodhuesi i pllakave amë kanë nisur t’i japin përkrahjen zyrtare për procesorin në bordet e tyre.

Megjithatë, specifikimet e detajuara të këtyre përpunuesve janë ende të panjohura.

Tani ajo që duket të jetë zyrtare është se Intel ka zbuluar lansimin e planifikuar për tetor të procesorëve Intel i9-9900K, i7-9700K dhe i5-9600K, transmeton ksp. Kjo gjithashtu konfirmon udhërrëfyesin e mëhershëm, që sugjeroi lansimin e procesorit Coffee Lake S në fund të shtatorit ose fillim të tetorit.

Intel i9-9900K pritet të ketë tetë bërthama dhe 16 shtresa, ndërsa modelet i7 dhe i5 do të kenë tetë dhe gjashtë bërthama pa mbështetjen e hyperthreading.