Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Pritet rritja e shitjeve të memorieve gjatë vitit 2019

Një raport i kohëve të fundit nga DigiTimes sugjeron se prodhuesit e memorieve e presin një lloj kthese në treg. Pritet që gjatë gjysmës së dytë të vitit do të rritet shitja e moduleve memorike, ndërkohë që rënia e çmimeve do të ngadalësohet, raporton TechSpot.

Çmimet e memorieve e përjetuan një rënie të theksuar në periudhën e mëparshme, gjë që çoi në rezultate të ndryshme të biznesit tek prodhuesit. Tregu i memorieve ishte në fazën e ngopjes me produkte, ndërsa kanalet e shitjes me pakicë kishin sasi të mëdha në stoqe për shkak të kërkesës së dobët. Megjithatë, prodhuesit presin përmirësime të shitjeve ndërkohë që rritet kërkesa për produktet NAND dhe DRAM gjatë tremujorit të tretë. Në të njëjtën kohë, pritet stabilizimi i çmimeve, i cili po bie për ca kohë, shkruan KOHA Ditore.

Theksohet se edhe pse gjendja aktuale e tregut ka vënë presion në prodhuesit më të mëdhenj të memorieve (SK Hynix, Samsung dhe Micron), shitësit më pak të njohur e kanë shfrytëzuar situatën dhe e kanë marrë një pjesë të tregut. Në mesin e tyre janë TeamGroup dhe ADATA Technology.

Artikuj të ngjashëm