Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Prezantohet standardi zyrtar për televizorët 8K

Industria e teknologjisë e ka ndërmarrë një hap shtesë për t’i vendosur specifikimet për televizorët 8K. Consumer Technology Association e ka publikuar përkufizimin zyrtar të ekranit për 8K, duke përfshirë logon që prodhuesit e televizorëve mund ta përdorin, raporton Engadget.

Të gjitha modelet e televizorëve do të duhet të kenë rezolucion minimal prej 7680 x 4320p, t’i mbështesin 24, 30 dhe 60 frame për sekondë, të prodhojnë ngjyra 10-bitëshe, të mbështesin funksione kryesore HDR dhe ta përdorin mbrojtjen e përmbajtjes HDCP 2.2, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu, duhet të ekzistojë mundësia e shkallëzimit të videove deri në 8K.

Përkufizimi nuk është shumë kërkues, pasi që televizorët e hershëm 8K tashmë i mbështesin specifikimet e sipërpërmendura. Pritet që së shpejti më shumë brende do të hyjnë në tregun e televizorëve 8K sesa në vitin 2019. Pajisjet mund të fillojnë ta përdorin logon për 8K TV nga 1 janari 2020.