Më herët sivjet ishte premtuar që Pocophone do të bëhet me përkrahje për incizim të videos 4K @60fps, përmes azhurnimit OTA. Ky azhurnim, që ishte pritur gjatë shkurtit, më në fund ka filluar të arrijë në Pocophone F1, edhe pse tani për tani vetëm në fazën beta, përcjell NDTV.
MIUI 10 9.3.1 beta mundëson incizimin 4K @60fps. Azhurnimi është paralajmëruar më 1 mars dhe sjell 4K @60fps edhe në modelet Xiaomi Mi 8 dhe Mi 8 Pro, shkruan KOHA Ditore.

Përveç kësaj, pritet që Pocophone do të bëhet edhe me Night mode për fotografi, përkrahjen slo-mo 960FPS, si dhe certifikimin Widevine L1 për streaming në HD të shërbimit Amazon Video. Ishte pritur edhe përkrahja për Netflix, por tani për tani nuk është në dispozicion në beta.