Tech

Xiaomi Pocophone F1 së shpejti në Evropë

Telefoni i përballueshëm Xiaomi me procesor Snapdragon 845, dizajni i të cilit deri tani ka qenë një mister, tashmë është në rrugën e tij drejt Evropës.

Tani ka disa foto që na japin një pasqyrë të mirë se si duket Pocophone F1. Ekziston edhe një paketë e shitjes me pakicë që konfirmon specifikimet.

Imazhi i panelit të përparmë jep një pasqyrë të mirë në hartimin e pajisjes, si dhe funksione të tilla si ftohja e lëngët për procesorin Snapdragon 845, kamerë kryesore të dyfishtë dhe një bateri të madhe prej 4,000 mAh, transmeton ksp.

Pajisja ka mbështetje për mbushje të shpejtë 3.0, USB-C dhe kufje 3.5 mm.

{gallery}

Skaneri për gishta ndodhet në anën e pasme, ndërsa pjesa e përparme përmban panele anësore relativisht të holla dhe një prerje të madhe në ekran, e ngjashme me modelin Mi 8 SE.

Ndryshe nga modeli Mi 8 SE, Pocophone nuk ka mbështetje për teknologjinë 3D të avancuar për identifikim të fytyrës.