Tech

Xiaomi Pocophone F1, smartfoni më i lirë me Snapdragon 845

Në fillim të këtij muaji është raportuar se kompania e njohur kineze, Xiaomi, ka gati disa smartfonë të rinj – Xiaomi Mi Max 3 tashmë është zyrtarizuar, Mi A2 dhe Mi A2 Lite po ashtu, gjë që mbetet vetëm Pocophone.

Seria e re  e Xiaomit, Pocophone, do të prezantohet me modelin Pocophone F1 dhe thuhet se synon Europën Lindore dhe Indinë, transmeton Koha.net. Sipas një raporti të ri, Pocophone F1 do të lansohet me çmim prej 420 euro në version 6 GB RAM/64 GB dhe 460 euro për versionin me 6 GB RAM/128 GB memorie të brendshme.

Nëse Pocophone F1 do të lansohet me procesor të teknologjisë së fundit, Snapdragon 845, atëherë do të jetë smartfoni më i lirë me këtë lloj procesori që do të shitet në Europë.

Specifikat tjera të pa konfirmuara, përfshijnë ekranin 6.00-inç me rezolucion prej 1,080 x 2,160 pikselë dhe se do të jetë në dispozicion me ngjyrë të kaltër dhe gri.