Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Poco X2 arrin më 4 shkurt me ekran 120Hz dhe kamerë 64MP

Pasi u bë kompani e pavarur, Poco ka paralajmëruar datën e lansimit të telefonit të vet të parë. Poco X2 arrin më 4 shkurt.

Telefoni do të karakterizohet me një normë ekstreme të rifreskimit për gaming ekstrem, si dhe kamerë prej 64MP me sensor Sony IMX686, ftohje të lëngshme dhe çipset Qualcomm.

Image

Poco X2 është paralajmëruar në Twitter, me hashtag shumë interesant "Be Smooth af", shkruan KOHA Ditore. Ekziston gjithashtu një link i shkurtër i cili e dërgon përdoruesin në faqen kryesore, e cila e promovon rifreskimin e ekranit të telefonit Poco X2, ndërsa faqja hapet më së miri përmes telefonit mobil.