Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Realme C3 do të prezantohet në fillim të shkurtit

Informacionet në lidhje me telefonin Realme C3 po qarkullojnë tash ca kohë, ndërsa tani dihet se telefoni do të prezantohet më 6 shkurt dhe ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt, raporton GSMArena.

Kompania nuk i ka zbuluar zyrtarisht specifikat e telefonit C3, por ftesa për prezantim zbulon se pajisja do të ketë ekran me vrimë në formë të pikëzës dhe një sistem me dy kamera të vendosura vertikalisht në pjesën e pasme. Është konfirmuar edhe ngjyra e kaltër e telefonit, shkruan KOHA Ditore.

Realme aktualisht është duke e përdorur moton "argëtimi superstar" për telefonin, gjë që sugjeron që C3 do të ketë bateri më të madhe se paraardhësi i tij. Disa e presin edhe ekranin 1080p, gjithashtu, por pasi që Realme C3 është një model i segmentit më të ulët, nuk ka të ngjarë që kjo të ndodhë.