Vitin e kaluar, për herë të parë u paraqit lamji se Facebooku po e zhvillon kriptovalutën e vet. Sipas raporteve, përdoruesit mund t’ia transferojnë valutën digjitale njëri-tjetrit nëpërmjet WhatsAppit. Tani raporti i ri thekson se plani i Facebookut për kriptovalutën stablecoin, e cila është e mbështetur nga valutat ekzistuese, bazohet në një ide shumë më të madhe se ajo origjinale, raporton Ubergizmo.
Sipas Wall Street Journal, Facebooku po bashkëpunon me tregtarët e shumtë dhe institucionet financiare për ta krijuar përkrahjen e rëndësishme për platformën për pagesa të bazuar në kriptovaluta, e cila madje mund të konkurrojë me sistemin Apple Pay.
Raporti përmend se Facebooku ka punuar në këtë projekt, të emërtuar Project Libra, për më shumë se një vit. Dizajni është krijuar që të përdoret si në platformën e Facebookut ashtu edhe në sajtet e tjera. Ajo mund të funksionojë si opsion ekzistues për checking në faqet online (si PayPal), shkruan KOHA Ditore.
Gjithashtu përmendet edhe programi i shpërblimit, ku përdoruesve u jepen shpërblime në formën e aksioneve të stablecoin kur blejnë në platformat e mbështetura ose shikojnë reklama.