Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“Perseverance”’ tenton përsëri të sjellë kampion shkëmbi prej Marsit

Sonda hapësinore ‘’Perseverance’’ provoi përsëri. Pasi dështoi në marrjen e mostrës së parë të tokës marsiane më 6 gusht, roveri i NASA -s në një mision në Planetin e Kuq ka shënjuar një shkëmb të ri, të quajtur “Rochette”, i cili në këto ditë do të përpiqet të ‘gërvisht’ me krahun e tij robotik për të testuar konsistencën, në funksion të tërheqjes së mundshme të materialit të planifikuar për javën e ardhshme, njoftoi agjencia hapësinore amerikane në blogun e misionit.

Roveri ndodhet pranë kraterit Jezero në një kreshtë, të quajtur “Citadelle”, e cila është e mbuluar me disa shkëmbinj që duket se janë rezistentë ndaj erozionit të erës: kjo sugjeron që ata kanë një qëndrueshmëri të mirë dhe se shpimi nuk duhet t’i pluhurosë siç bëri në përpjekjen e parë në fillim të muajit.

Nëse operacioni në shkëmbin Rochette është i suksesshëm, Perseverance do të mbledhë një mostër më të hollë se një laps dhe do ta vendosë në një nga 42 tubat e titanit që ka ende.

Para se ta vulosë atë, ai do të bëjë një kontroll përfundimtar me instrumentin Mastcam-Z dhe do të presë që teknikët e NASA-s të verifikojnë imazhet për të konstatuar praninë e vërtetë të mostrës në epruvetë.

Ky hap shtesë iu shtua procedurës menjëherë pas dështimit të 6 gushtit: në atë rast u zbulua vetëm pas disa ditësh se tubi i mbyllur ishte bosh. Sidoqoftë, një atmosferë marsiane mbeti e bllokuar brenda saj, e cila mund të analizohet pasi mostrat të kthehen në Tokë. \ata

Artikuj të ngjashëm