Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Përmes Inteligjencës Artificiale moti do të parashikohet për dy orët e ardhshme

shiu

Inteligjenca artificiale mund të tregojë nëse do të ketë shi në dy orët e ardhshme, thuhet në hulumtimet e kryera nga shkencëtarë të Londrës. Ata janë duke punuar në të ashtuquajturin sistem transmetimi, i cili përmes kësaj inteligjence, do bëjë parashikime më të sakta afatshkurtra, përfshirë stuhitë dhe përmbytjet.

Siç dihet, metodat tradicionale përdorin ekuacione komplekse dhe shpesh parashikojnë vetëm për gjashtë orë deri në dy javë.

Ndryshimi i klimës po e bën më të vështirë parashikimin e kushteve të pafavorshme të motit, meqë frekuenca dhe ashpërsia e shiut të madh rritet, gjë që studiuesit besojnë se do të çojë në dëme të konsiderueshme materiale dhe vdekje, shkruan BBC.

“Moti ekstrem ka pasur pasoja katastrofike, duke përfshirë humbjen e jetës dhe siç sugjerojnë efektet e ndryshimeve klimatike, këto lloj ngjarjesh do të bëhen të zakonshme”, është thënë nga Niall Robinson, partnerë i Met Office, kompani për parashikimin e motit.

Përdorimi i Inteligjencës artificiale thuhet se do të lehtësojë jetën e njerëzve, dhe që pak para se të dalin jashtë, mund të njoftohen për motin.