Tech

Përdoruesve të rrjeteve sociale u vije në ndihmë avokati robot

Foto: Ilustrim

Duke qenë se ka qindra miliona, nëse jo miliarda përdorues në rrjetet sociale, kompanitë i kanë duart plot në procesin e përgjigjeve në pyetjet dhe emailat e ndryshëm.

Kjo do të thotë se nëse diçka nuk është në rregull me llogarinë e një përdoruesi (për shembull, është e ndaluar aksidentalisht për ndonjë arsye), mund të jetë e vështirë të marrësh një përgjigje nga administratori i rrjetit.

Lajmi i mirë është se ata që janë të gatshëm të paguajnë një shumë të caktuar mund të gjejnë ndihmë dhe të heqin ndalimin e llogarisë me ndihmën e një avokati robot.

Kjo vjen përmes platformës DoNotPay, e cila dërgon një kërkesë ligjore në emër të përdoruesit në departamentin përkatës të kompanisë. Kjo mund të jetë një mënyrë më e mirë për të vënë re kërkesën e një përdoruesi sesa një email standard.

Platforma do të ndihmojë përdoruesin të shkruajë një ankesë dhe ta përcjellë atë te shërbimet e ndryshme të rrjeteve sociale, duke përfshirë platformat Instagram, Xbox, Uber, Pinterest, Steam, Amazon dhe të tjera.

Sigurisht, siç është rasti me shumicën e shërbimeve ligjore, DoNotPay nuk është falas. Abonimi për të përdorur këtë shërbim është 36 dollarë në muaj.